Anemia mposhtet edhe me ushqim!

Shkencë & jetë

Anemia mund t’ju bëjë të ngadalshëm dhe të nevrikosur. Edhe pse rastet dallojnë, shpeshherë anemia mund të ndërlidhet me mungesën e materieve të caktuara ushqyese. Rritja e konsumimit të atyre materieve përmes ushqimit shpesh mund të zgjidhë problemin dhe të kthejë energjinë.

Anemia është mungesa e hekurit në gjak i cili mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Anemia është e lidhur me problemin e hemoglobinës, proteinave në rruazat e kuqe të gjakut që janë të pasura me hekur. Hemoglobina ndihmon që të bartet oksigjeni në pjesë të ndryshme të trupit.

Kur keni numër të zvogëluar të rruazave të kuqe të gjakut ose ato qeliza nuk përmbajnë mjaft hemoglobinë, ka më pak oksigjen në gjakun i cili shpërndahet në tërë trupin. Kjo shkakton lodhjen e ndërlidhur me aneminë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të anemisë, të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm. Shpesh anemia mund të paraqitet si pasojë e humbjes së gjakut, gjatë traumës apo operacionit. Gjendjet e tjera janë të trashëguara ose zhvillohen me kalimin e kohës.

Në rastet më të rënda të anemisë, trupi nuk mund të prodhojë mjaft rruaza të kuqe të gjakut, si tek anemia aplastike, ose ekziston shkatërrim shumë i madh i rruazave të kuqe të gjakut, si tek anemia hemolitike. Këto lloje të rënda të anemisë kërkojnë ndihmën e mjekut, dhe shpesh edhe shërim. Te rastet e lehta deri tek ato të moderuara, anemia mund të parandalohet ose të shërohet me ushqim dhe shpesh quhet anemi për shkak të mungesës së hekurit.

Hekuri është nutrienti kyç, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak. Më shumë hemoglobinë ofron shpërndarje më të mirë të oksigjenit nëpër trup. Mirëpo, trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore në mënyrë të ndryshme. Hekuri heme vjen nga burimet shtazore dhe më lehtë absorbohet nëpër trup. Hekuri joheme vjen nga burimet bimore.

anemia-quality-food

Edhe pse ka materie ushqyese dhe ushqime që mund të ndihmojnë në absorbimin e hekurit, ka edhe disa që reduktojnë absorbimin e tij, për shembull, për së tepërmi polifenole nga çajet dhe kafja, fitatet dhe oksalatet nga drithërat e papërpunuara dhe perimet e gjelbra dhe kalciumi i tepërt.

Këto materie lidhen për hekur dhe mund të parandalojnë absorbimin e tij. Prandaj, nuk këshillohet që të konsumohen gjatë dhe pas shujtave të ushqimit, sepse ndalojnë absorbimin e hekurit dhe materieve tjera në gjak dhe organizëm.

Ushqimet që ndihmojnë absorbimin e hekurit

• Mishi/peshku/pula;
• Pemët: portokalli, lëngu portokalli, pjepri, dredhëza, grejpi e të ngjashme;
• Perimet: brokoli, lakra e Brukselit, domatja, lëngu i domateve, patatja, speci i kuq dhe i gjelbër, vera e bardhë.

Ushqimet që pengojnë absorbimin e hekurit

• Vera e kuqe, kafja dhe çaji;
• Perimet: spinaqi, rrepa e bardhë, raveni apo rabarbara dhe patatja e ëmbël;
• Drithërat e papërpunuara dhe krundet;
• Produktet e sojës.

Derisa shumë njerëz konsiderojnë që mishi dhe produktet e mishit janë burimi i vetëm i hekurit, ka edhe shumë opsione tjera që nuk përfshijnë mishin, dhe mund të parandalojnë aneminë. Është e nevojshme të balancohet konsumimi i ushqimeve me mish dhe të përmirësohet konsumimi i vitaminës C për t’u rritur absorbimi i hekurit nga ato burime.

Hekuri heme mund të gjendet në të verdhën e vezëve, pulë, mishin pa yndyrë të lopës, salmon dhe tunë. Ushqimet bimore përfshijnë fasulet e thara, pemët e thata, siç janë kumbullat dhe rrushi i thatë, bajamet, arrat braziliane dhe perimet e gjelbra siç janë brokoli, lakra jeshile, spinaqi dhe sallata. Drithërat e plota, duke përfshirë edhe gurin, melin, tërshërën dhe orizin integral, të cilët po ashtu përmbajnë hekur.

iron-foods-2

Me kombinimin e kujdesshëm të ushqimeve mund të përmirësoni absorbimin e hekurit. Kur hani burime bimore të hekurit konsumoni dhe ushqime që përmbajnë vitaminë C. Kur hani ushqim me prejardhje shtazore me të hani edhe burimet bimore të pasura me hekur.

Ushqimi i pasur me hekurin heme

Guaskat;
Mëlçia e pulës;
Mëlçia e lopës;
Mishi lopës;
Mishi i pulës;
Midhjet;
Karkalecat e detit;
Sardinat;
Mishi i bibës;

Ushqimet e pasura me hekur boheme

Drithërat;
Fasulja;
Farat e kungujve;
Patatja e pjekur me lëvore;
Pasta e pasuruar;
Shpargu.

Femrat shtatzënë nuk duhen të hanë mëlçi për shkak të përqindjes së madhe të vitaminës A. Sasitë e mëdha të vitaminës A mund të jenë të dëmshme për fëmijën. /Telegrafi/

Share: