Më poshtë do të gjeni 6 strategji të cilat do t’ju ndihmojnë për të rritur në maksimum produktivitetin tuaj:
- Tryezë pune e rregullt
Tryeza juaj e punës duhet të ketë: kompjuterin, axhendën tuaj, shishen e ujit dhe telefonin me ekran poshtë në mënyrë të tillë që të mos t’ju shqetësojnë lajmërimet e ndryshme që mund t’ju vijnë. Një tryezë pune e pastër dhe e rregullt ndihmon për të pasur mendime sa më të qarta.
- Përgatituni që një ditë më përpara ose që herët në mëngjes
Nëse doni që të keni një produktivitet sa më të lartë gjatë një dite punë, këshillohet që ju të përgatiteni për të gjitha detyrat që keni për të realizuar që një ditë më parë ose që në mëngjes, që përpara se të keni arritur në punë.
- Vendosni afate
Nëse ju nuk do të vendosni afate për të përfunduar një detyrë ose një projekt në një kohë të caktuar, atëherë ju nuk do të përfundoni dhe nuk do të realizoni asgjë në kohën e duhur, sepse gjithmonë do të mendoni se keni mjaftueshëm kohë për ta shtyrë projektin për një moment të dytë.
- Delegoni sa më shumë të mundeni
Askush nuk ia del dot i vetëm, ndaj delegojini në mënyrë më të mirë të mundshme detyrat ne kompaninë tuaj. Kështu, ju do të keni mjaftueshëm kohë për t’u marrë me çështje të rëndësishme dhe për të pasur kështu një produktivitet sa më të lartë.
- Çdo projekt do kohën e tij
Këshillohet që secilit projekt t’i kushtoni kohën e duhur dhe të mos mundoheni që në kohën e njërit të përfundoi dy ose më shumë projekte. Më mirë përqendrohuni dhe përfundoni në kohën e duhur, dhe mbi të gjitha duke e realizuar më së miri njërin sesa asnjërin prej tyre.
- Hap pas hapi
Çdo herë që ju nisni një projekt të ri, këshillohet që ta ndani atë në disa faza zhvillimi. Pastaj secilën prej tyre ndajeni akoma edhe në më shumë faza të tjera më të vogla për ta realizuar atë të gjithin në mënyrën më të mirë të mundshme, me sa më pak gabime dhe mbi të gjitha me një nivel të lartë produktiviteti.
Burimi: The Enterpreneur
Shqip: monitor