Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Meta dhe publikimit prej tij të argumenteve për shkeljet e konstatuara në projektin e Unazës së Re.
Me një mesazh në Twitter, Rama e quan Ilir Metën si drejtuesin me serioz të opozitës.
Kreu i qeverisë shkruan më tej se Meta e urren njëlloj si opozita qeverinë, ndërkohë që shkruan se ka ulur këshilltarët ligjore që të shkruajnë për shkeljet ligjore, të cilët Rama i cilëson si “dokrra”.
Për Ramën, Presidenti me qëndrimet e tij po i del budallallëkut për zot.
“E vërteta është se IM (Ilir Meta) është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata.
Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan Rama.