Vjosa Osmani kritika Ramës për “Shengenin Ballkanik”: Me kë u konsultove në Kosovë?

Aktualitet Kryesore Politikë

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK, e cila do të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës me Albin Kurtin, e ka cilësuar “fatkeqësi” idenë e mini-Schengenit Ballkanik të kryeministrit Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Teksa e ka cilësuar si një gabim të madh të Ramës, Osmani ka shtuar se nuk e di nëse kryeministri i Shqipërisë është konsultuar në dike në Kosovë.

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar më tej se Rama nuk duhej t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë Osmani në një intervistë për KTV.

Share: