Gazetari zbulon detaje: Garda sot e armatosur, ja ku do pozicionohet

Aktualitet Sociale

Gazetari Artan Hoxha  zbulon detaje nga përgatitja e Policisë së Shtetit dhe Gardës për të menaxhuar protestën e opozitës.

Hoxha tha se Garda nuk do të pozicionohet përballë me protestuesit, por do të qëndrojë brenda ambienteve të Parlamentit, kjo për shkak se është e armatosur dhe mund të përbëjë irritim për protestuesit.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha tha se Parlamenti është rrethuar me dy radhë telash me gjemba, ndërsa që sot janë transportuar drejt godinës bombola gazi lotsjellës 25 kilogramshe zjarrfikëse dhe pajisje të tjera.

Ka dyshime, ka persona që janë në kërkim policor. Sipas informacioneve që kam marrëgarda e republikës ka shtrirë dy tela me gjemba, nuk do vendosen në pjesën e përparme sepse ata janë të pajisur me armatim, dhe shfaqja e tyre përbën irritim. Dhe do jenë brenda godinës. Që sot garda aty ka çuar fikëse zjarri, janë çuar disa bombla gazi 25 kilogramshe, janë çuar paisjet me sprajt, janë prodhim gjerman. Në pjesën e jashtme do të qëndrojë policia e shtetit, nuk do të ketë armatim personal. Informacionet që i kanë ardhur policisë nga vendet partnere por edhe nga rrugë operative, ata kanë gjykuar që të merren masa dhe të hartohet një plan që të shmangë përplasje fizike. Atë ditë i vetmi avantazh që pati policia dhe garda ishte se pjesa më e madhe e protestuesve nuk kishin asnjë lidhje me atë që po ndodhte te dera”, u shpreh gazetari Hoxha.

Share: