Zhvendoset protesta, Basha dhe protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për në Kryesinë e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin atë dhe deputetët e tjerë teksa shkojnë për të dorëzuar mandatet.

Duke e cilësuar si fundin e diktaturës, kreu demokrat u kërkoi protestuesve që të mos tërhiqen në këtë moment dhe se opozitën do e kenë në krah të tyre.

Në Kryesinë e Kuvendit ka qënë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili paralelisht me protestën e opozitës zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Share: