Shkarkohen 6 punonjës në Hipotekën e Durrësit

Aktualitet Kryesore Politikë

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.

Ministrja njoftoi se u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31.

“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij. Nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.

Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31 masa”, deklaroi ajo.

Share: