Tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, i cili mbante këtë post që prej shkurtit të 2018. Ndërkohë në vend të tij është komanduar Dhimitraq Ziu i cili ishte zëvendës drejtor.
Pas incidentit te shkolla “Petro Nini Luarasi” u bë një mbledhje në Drejtorinë e Policisë rreth orës 18.00, ku Skënderajt iu komunikua largimi nga detyra.
Kjo është e disata lëvizje në radhët e drejtuesve të policisë. Kujtojmë se brenda disa ditësh janë ndryshuar drejtorët e policive Vlorë e Fier.