Thaçi: Duhet gjetur një zgjidhje për taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu

Aktualitet Politikë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është optimist se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet këtë vit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Uashington ku të enjten zhvillohet Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet që tradicionalisht grumbullon në kryeqytetin amerikan udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës.

Të martën Presidenti Thaçi ishte ftuar për të folur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë mbi gjendjen aktuale në Kosovë dhe sfidat me të cilat ndeshet vendi i tij në këtë fazë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Presidenti Thaçi ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në studiot e Ditarit:

Zëri i Amerikës: Z. President, Washingtoni bëri sërish thirrje për pezullimin e tarifave që qeveria juaj ka vënë për mallrat nga Serbia. Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Trump u shpreh, po citoj, “tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet tradicionale, të forta, dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se udhëheqësit tuaj e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit të Washingtonit”. Si i lexoni ju komentet e tilla? Përmbajnë ato elemente paralajmëruese për Kosovën?

Share: