(Reagim ndaj teorive konspirative te Lazanski& Drecun)
Taksa 100% në mallrat e Serbisë dhe votimi i Statutit të “Trepçës” janë dy vendime sovrane të Kosovës, të cilat nuk mund t’i suspendojnë spiunët Lazanski dhe Drecun, por as zonjat Mogherini e Kocijanëië, të cilat me njëanshmërinë e dëshmuar po japin sinjale se me ose pavetëdijshëm janë rreshtuar në ingranazhet e “Doktrinës Gerasimov” si një mënyrë e re lufte, “një teori e zgjeruar e luftës moderne”, e cila përmes kercënimeve hibride ka mësyrë edhe destabilizimin e Kosovës.
Se qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj Kosovës po hyn në një fazë intensive, dëshmojnë edhe parashikimet avetine për një luftë të tretë botërore – kuazi komentatorët serbë pikënisje për të fabrikuar lajme të rreme e marrin një raport amerikan sipas së cilit një konflikt i intensitetit të ultë në Kosovë është i mundshëm.
Sipas ish pjesëtarit të shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave (KOS) Miroslav Lazanski, i cili, taksën e Prishtinës zyrtare dhe votimin në Kuvendin e Kosovës për Statutin e “Trepçës” i sheh në dritën e një konflikti të intensitetit të ultë, i cili tashmë veç paska nisur në Kosovë dhe sipas “analizës” së komentatorit ushtarak te toneve raciste, qenka uvertyrë për një Luftë të Tretë Botërore!?
Në anën tjetër, Milovan Drecun, Kryetar i njëfar Këshilli Parlamentar të Serbisë për Kosovën, që ish kolegët e tij gazetarë e njohin si një informator veteran të shërbimeve sekrete jugosllave dhe serbe (KOS, UDB dhe BIA) duke e implikuar për përfshirje në atentate politike ndaj veprimtarëve politikë në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 dhe terrorizëm shtetëror, me fantashkencën e tij të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, me teoritë e tij fashiste, shkon aq larg sa ta përfshijë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në sulmet terroriste në Madrid dhe Londër gjatë viteve 2004 dhe 2005!? “Sherlock Holmes-i” i Serbisë, Drecun me metodat e trillit të milicive sekrete serbe “zbulon” se eksplozivi i përdorur në këto sulme vinte nga magazinat e Shqipërisë me porosi të “Klanit Haradinaj”!?
Këso teorishë konspirative të palogjikshme dhe stereotipe nuk mund të imagjonohen nga njerëz normal, pos nga njerëz psikotik si Lazanski e Drecun.
Le të kujtojmë publikun e gjërë se Ramush Haradinaj, në dhjetor 2004 është zgjedhur Kryeministër i Kosovës dhe në mars të vitit 2005 në bazë të dëshmive të deponuara të Serbisë, është akuzuar dhe është paraqitur para Tribunalit të Hagës, nga ku në dy raste doli i pafajshëm.
As në propagandat më të errëta fashiste apo staliniste, një njeri që është në burg, nuk ndërlidhet me lehtësi të padurueshme me sulme terroriste, aq më tepër një njeri i cili njihet me qëndrimet e tij të ashpra kundër radikalizmit të dhunshëm me sfond islamin politik.
Po ashtu, duhet t’ia kujtojmë publikut se Kosova është ndër shtetet e rralla që ka një Ligj që sanksionon përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja dhe zbatimi i këtij ligji e ka parandaluar shkuarjen e kosovarëve në Siri.
Këto janë faktet, ndërsa rrenat monstruoze të fabrikuara në kuzhinat e spiunazhit serbo-rus në bazën e Nishit dhe të distribuuara si Fake News në mediat e Serbisë, Republika Srpska-s dhe në një pjesë të mediave në gjuhën serbe në Kosovë, do të duhej t’i demantonte edhe Zyra e Federica Mogherinit, përmes zëdhënëses Maja Kocijanëië, në vend se të japin deklarata të njëanshme, të cilat po e inkurajojnë Beogradin zyrtar që ta vazhdojë fushatën kundër shtetit sovran të Kosovës!?
Kujdes, deklaratat e ndonjë zyrtari kosovar hokatar, për bashkimin e dy komunave të Mitrovicës, apo se në Mitrovicë do të bëhet hataja si dhe paralajmërimet e Albin Kurtit për “Pranverën shqiptare” mund të kyçen në këto tendenca destabilizuese, qendra e të cilave, është vetëm 96 kilomtera nga Prishtina, pra në bazën e spiunazhit rus në qytetin e Nishit.
Autori është këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj