“Kam punuar edhe kamariere e babysitter”. Njihuni me drejtuesen e Aleancës Kuq e Zi

Sociale

Kryetarja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, e cila e drejton këtë forcë politike që nga viti 2017 pas largimit të Kreshnik Spahiut është gruaja e dytë që drejton një parti politike në Shqipëri pas Monika Kryemadhit.

Në një intervistë në rubrikën “45 Minuta” në Report Tv, Ratkoceri ka treguar rrugëtimin e bërë prej saj deri në momentin që mor drejtimin e AK-së.

“Jam një vajzë tiranse, kam studiuar për matematikë dhe në 1991 jam larguar në Zvicër, studiova për administrimin e institucioneve sociale. Kam punuar edhe kamariere, babysitter për të paguar studimet, më pas në komisariatin e lartë të refugjatëve, fakultetin e drejtësisë, pas për integrimin e shqiptarëve në kantonin e Gjenevës. Në 2011 u ktheva në Shqipëri, jam e djathtë në shpirt. Skandali me Metën dhe faktin që doli i pafajshëm, ajo që ndodhi në 21 janar të 2011 më bëri që të hap sytë. Si pasojë e kësaj vendosa që të rikthehem në Zvicër. Rastësisht dëgjova Kreshnik Spahiun në televizor kur ishte n/ kryetar i KLD-së dhe fillova ta ndjek dhe mendova se ka një rreze shprese”,-u shpreh Ratkoceri.

Share: