Ditën e djeshme, dhjetëra tabela emëruese “mbinë” në fshatrat e Sarandës si dhe në hyrje të qytetit bregdetar.
Ajo që bie në sy është se gjuha shqipe në këto tabela, herë-herë nuk është përdorur fare, por edhe aty ku është përdorur, është vendosur si gjuhë dytësore.
Tabelat janë vënë në një kohë kur jugu i vendit pritet të vizitohet nga qindra-mijëra turistë nga e gjithë bota.
Me siguri do të ngatërrohen nëse ndodhen në tokë shqiptare apo atë greke.