Sot krerët e institucioneve në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00.
Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.