Malltezi publikon fotot: Rama, çoje ‘Gjushin’ në burg

Politikë

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Abi Malltezi ka postuar disa fotografi të ndërtimeve në Durrës e rrethina dhe shprehet se të tilla ndërtime në rërë janë “Made in Gjushi”.

Malltezi në denoncimin e tij shprehet se vetëm Gjushi mund të bëjë të tilla ndërtime si prej “prestigjiatori”. Ai e quan Vangjush Dakon, “prestigjator” të Edi Ramës. Malltezi përmend edhe Elvis Roshin, Gent Dajën dhe emra të tjera si të përfshirë në afera ndërtimesh në rërë, ndërsa thekson se nëse Rama është ambientalist i vërtetë, të çojë Dakon dhe të tjerët në burg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i Abi Malltezit:
Prestigjatorët e Edit
Meqë Edin e kemi “ambientalist me raste” dhe dje ishte merakosur për ndërtime në rërë, po ia lehtësojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndërtime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkëmbi Kavajës, dhe dy të tjerat ndërtime m’u në rërë tek ‘Iliria’ dhe tek ‘Teuta’; 2 fotot e tjera me ekskavator në rërë tregojnë ndërtimet në rërë nga Elvis Roshi dhe Gent Daja në Qerret që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall.

Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë! Tani nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë, ja tek i ke Gjushin, Roshin me 4 emra, Dajën dhe Cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?

Share: