Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka zbuluar për fansat e saj se e ka nisur javën nën shoqërinë e njerëzve më të dashur.
Fillimisht Arbana ka publikuar në “Instastory” një foto të mikeshës së saj të ngushtë, Xhemi Shehut, duke treguar se e ka bërë të hajë mish.
Më pas, moderatorja ka postuar një foto tjetër shumë të ëmbël me të birin e saj. Aty Arbana shfaqet me Jonin teksa e përqafon dhe në të shkruan: Lumturi!”.
Kujtojmë se moderatorja është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero, pas 16 vite bashkë. Ndërkohë së fundmi po përflitet se Arbana është në një lidhje me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.