SHERRI NË KONGRES/ IKËN BLERINA GJYLAMETI, RAMA I JEP POSTIN E RËNDËSISHËM DAMIAN GJIKNURIT

Politikë

Disa ditë më parë Newsbomb.al raportoi lajmin për një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së PS në Tiranë, Blerina Gjylameti në Kongresin e PS.

Shkak për sherrin u bë lista me kandidatë për këshillin bashkiak të Tiranës. Mesa duket në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë kryebashkiakut Veliaj.

Ndonëse, deputetja e PS nuk e pranoi një gjë të tillë, duket se raportet brenda socialistëve nuk janë siç duhet.

Ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS, u vendos që në krye të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore të emërohet ish ministri Damian Gjiknuri. Këtë post e mbante Blerina Gjylameti.

Kështu ky shkarkim duket se konfirmon marrëdhëniet jo të mira të Gjylametit me kreun e qeverisë dhe rifutjen në ‘lojë’ të ish ministrit Gjiknuri.

Share: