IGLI TARE LAVDËROI MBRËMË RAMËN NË ITALI, KRYEMINISTRI I SHKARKON TË VËLLAIN NË TIRANË

Sociale

Shkarkohet nga detyra Auron Tare, drejtori i Agjencisë së Bregdeteve, raporton newsbomb.al.

Vendimi është marrë që më datë 22 shkurt por lajmi është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Sot newsbomb.al siguron dokumentin e shkarkimit që mban firmën dhe vulën e drejtores Albana Koçiu.

“Z. Auron Tare lirohet nga pozicioni  Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Bregdeteve dhe regjistrohet anëtar i TND-së më shportë, në pritje për t’u emëruar në një pozicion të rregullt drejtues”, thuhet në vendimin e lirimit nga detyra.

Kujtojmë se jo më larg se mbrëmë Igli Tare, vëllai i Auron Tares dha një intervistë në ‘Porta a Porta’ ku doli hapur krah Ramës dhe dënoi shfaqet e protestës së opozitës. Nga ana tjetër, Auron Tare, njihet për natyrën e tij rebele dhe të thënit të kritikave hapur edhe ndaj eksponentëve të mazhorancës.

Kujtojmë ndërkaq se vëllai tjetër i Igli dhe Auron Tares, Agron Tare 3 javë më parë u emërua drejtor i Portit të Durrësit.

 

53340231_219971262204306_6822059098721222656_n.jpg

Share: