KRIZA POLITIKE/ DREJTORI I ZGJERIMIT TË BE MBËRRIN SONTE NË TIRANË

Aktualitet Politikë

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Christian Danielsson viziton sot Tiranën.

Danielsson do të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Kjo vizitë e tij vjen në kushtet ku vendi është kapluar nga një krizë e thellë politike që çoi në djegien e mandateve të opozitës dhe një vale protestash.

Para Danielsson, në Tiranë mbërriti edhe një delegacion me deputetë nga PE të cilët kritikuan ashpër opozitën dhe e cilësuan parlamentin aktual si legjitim

Share: