Ka përfunduar pas një ore takimi i zv/ambasadores së SHBA-së në vendin tonë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Leyla Moses-Ones ka nisur takimin rreth orës 10:30 në selinë e PD-së dhe ka dalë prej andej rreth orës 11:40.
Ende nuk është zbardhur biseda mes diplomates amerikane dhe Bashës por situata politike duket sa ka qenë fokusi i takimit. Të dy, si z.ambasadorja ashtu dhe Basha kanë dalë shumë të qeshur dhe të shkujdesur nga takimi. Ata janë fotografuar gjatë momentit që Basha ka përcjellë znj. Moses-Ones.