Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Aktualitet Ekonomi Kryesore Sociale

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dhe në shumë vende shoqërohet me protesta të lëvizjeve sindakale që luftojnë për të drejtat e punëtorëve

E njohur si Dita e Punëtorëve, 1 maji lindi si rrjedhojë e protestave të punëtorëve që kërkonin rritjen e të drejtave të tyre në lidhje me orarin e punës, që duhet të ishte 8 orë.

Falë protestave u arrit që më 1866 në Ilinois të SHBA-ve të miratohej ligji që u njihte punëtorëve të drejtat e tyre.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë.

Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

E.Sh/https://redaktori.net

Share: