Kanë mbërritur këtë paradite të së premtes në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë, motër e vëlla, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin.
Gjatë momentit të hyrjes në Gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, “ç’më bërë mor bir”.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, i ati i dy të rinjve, 23 dhe 21 vjeçe, është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur.
Ai ka thënë se e bija është shtatzënë, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur t’u sigurojë një avokat fëmijëve, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.
“Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte ku t’i gjente. Nuk kemi marrë avokat sepse nuk kemi mundësi ekonomike”, është shprehur në lot i ati.
Tre ditë më parë motër e vëlla u arrestuan nga policia e Lezhëz, ndërsa iu sekuestruan 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, me qëllim për t’i shitur, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.
/panorama