Rama nga parlamenti: Masat që morëm ishin shume efektive, fituam fazën e parë të luftës ndaj koronavirusit

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ia ka dalë të fitojë fazën e parë të përballjes me COVID 19. Ai tha se projeksionet flisnin për 2800 viktima në SHqipëri në rast se nuk do ishin marrë masat e qeverisë.

Është normale që sot duke mos e përjetuar tragjedinë po jetojmë stresin, pasigurinë, ankthin e dëmit mbi ekonomitë familjare por anormale që dënglat i dëgjon nga njerëz me mikrofon para, kamera, një zë që shkon përtej zërit të njeriut të zakonshëm në një koment në Facebook, ai që prezumohet të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet e publikuara në ekrane që s’kishin lidhje me qeverinë flisnin që ne mund të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar flisnin për 2 mijë e 800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojën të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike të mohojë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm, natyrisht në kushtet e stresit dhe mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt”,- tha Rama.

Sipas tij, “Ka hapësirë këtu edhe për fantazi për një komplot të madh botëror, e vërteta është se ne jemi këtu bashkë me gjithë botën dhe jo vetëm, se të ishte një gjë që ndodh vetëm këtu kushedi ca do kishim dëgjuar. E dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara janë në konfuzion, edhe OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me vetëveten me një përballje që na ka gjetur në vështirësi”.

Share: