Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e KMSH

Aktualitet Kryesore Sociale

Në 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar.

Skëndër Bruçaj i cili është edhe kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është tërhequr së fundmi nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Bruçaj njihet për konfliktin që ka me Turqinë e cila e konsideron një përkrahës të linjës së klerikut Fetullah Gylen dhe burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë kërkesë e Erdogan që të largohej nga KMSH.

Mediat në Turqi kanë shkruar se vetë presidenti Erdogan është ankuar te kryeministri Rama për Bruçajn, madje duke mos pranuar të vijë në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Tashmë, kandidatët e mbetur janë Ylli Gurra, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Share: