Njihuni me 5 sëmundjet që kuron lëngu i qepës

Shkencë & jetë Sociale

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar. Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj. Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale dhe shëndetin e dhëmbëve. Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.
Shëndeti i zemrës
Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Diabeti
Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Pastrim
Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
Kolla
Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Prandaj rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Flokët dhe lëkura
Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut. Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.

Share: