Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku ka humbur jetën tragjikisht një i ri. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Për pasojë ai ka humbur vetëdijen dhe kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Kalimtarë dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se shtetasi S.V., ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.