Thashethemet nuk janë “ekskluzivitet” i femrave, ato i përdorin të gjithë

Shkencë & jetë

Thashethemet nuk janë ekskluzivisht “ves” femëror. Të gjithëve u pëlqen të bëjnë pak thashetheme, pavarësisht nga gjinia dhe mosha. Mesatarisht, thashethemet na marrin të gjithëve nga 52 minuta në ditë. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside dhe i botuar në revistën “Social Psychological and Personality Science”.

Studimi nxori në pah se gratë nuk “flasin keq” për të dëmtuar dikë më shumë se burrat, që njerëzit më pak të pasur nuk e bëjnë më shumë sesa ata që janë të pasur dhe se të rinjtë e bëjnë më shumë se të moshuarit. Studimin e klasifikoi si thashethem çdo bisedë që bëhet për dikë që nuk është i pranishëm, qoftë kjo në mënyrë pozitive, negative ose neutrale. Në studim morën pjesë 467 vullnetarë, nga të cilët 269 gra dhe 198 burra, nga 18 në 58 vjeç, të cilët duhet të mbanin një pajisje dëgjimi portative, që regjistronte 10% të bisedave të tyre gjatë ditës.

Pajisja regjistroi 4 000 shembuj thashethemesh, d.m.th. biseda për njerëzit që mungonin, duke i klasifikuar ato sipas temës, faktit nëse të përfolurit ishin të afërm apo të famshëm të personit me të cilin ata flisnin.

 

Studimi nxori se rreth 14% e bisedave u dedikoheshin thashethemeve ose gati një orë në një hark kohor prej 16 orësh, se të rinjtë flasin keq për dikë më shumë se të moshuarit dhe se pothuajse 3/4 e thashethemeve ishte neutrale, ndërsa thashethemet negative ishin dyfish më shumë se ato pozitive.

Përfundimisht, ndryshe nga sa mendohet, të pasurit dhe më të shkolluarit nuk janë të imunizuar nga thashethemet, përkundrazi, ata i bëjnë ato në të njëjtën masë që i bëjnë varfrit dhe më pak të arsimuarit.

Share: