Jennifer Lopez i thotë “po” Alex Rodriguez, çifti i njohur fejohet gjatë pushimeve në Bahamas

Shkencë & jetë

“ Y el Anillo pa cuando”, thoshte refreni i këngës që Jennifer Lopez publikoi në verën që hodhëm pas, e që në shqip përkthehet “Po unazën kur do ma japësh?”, pak a shumë. Sigurisht që kjo ishte një pyetje që i drejtohej partnerit të saj Alex Rodriguez dhe tani më në fund ne kemi një përgjigje.

A-Rod mbrëmjen e kaluar i propozoi për martesë ylli të muzikës dhe i dhuroi pikërisht atë, unazën e shumëpritur. Këtë e bëri me dije vetë ish-sportisti me anë të një postimi në Instagram, ku sigurisht duket unaza “kushedi se sa” karatëshe dhe bashkangjitur shkrimi: “Ajo tha po”. Të njejtën foto e postoi dhe JLo, e cila e shoqëroi postimin me shumë zemra(si ato që po na dalin neve nga sytë tani).

Lajmin për fejesën e tyre e konfirmuan dhe përfaqësuesit e çiftit duke thënë se ata ndodhen me pushime në Bahamas dhe po, janë fejuar.  Për ta bërë dhe më të bukur të gjithë historinë, Alex postoi pak orë para se propozimi të ndodhte një poezi që titullohej “Shpirti Binjak”: “Shpirti Binjak nuk është dikush që të plotëson. Jo, shpirti binjak është dikush që të frymëzon që të plotësosh veten tënde. Shpirti binjak është dikush që të me aq shumë bindje dhe zemër, sa është gati e pamundur të dyshosh se sa i aftë je për t’u bërë ai që ke dashur gjithmonë të jesh.”

Ndërkohë një informacion i shpejtë, raportime të ndryshme, kryesisht për “E!” thonë se unaza në pamje të parë duket se është një prerje smeraldi rreth 10 karatëshe e që mund të kapë një vlerë me 7 shfira, diku tek 1 milionë dollar. Eh…Nejse urime çifiti!/Blitz.al

Share: