“Njerëzit kurrë nuk do të migrojnë në një planet jashtë sistemit diellor të Tokës, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur atje”- kështu u shpreh fituesi i çmimit Nobel, zvicerani Michel Mayor.
“Nëse flasim për ekzoplanetë, gjërat duhet të jenë të qarta: ne nuk do të migrojmë atje. Këto planetë janë shumë, shumë larg. Edhe në rastin shumë optimist të një planeti të jetueshëm, që nuk është shumë larg, themi disa dhjetëra vjet dritë, që nuk është shumë, është në lagje, koha për të shkuar atje është e konsiderueshme. Ne duhet të kujdesemi për planetin tonë, është shumë i bukur dhe absolutisht ende i gjallë“, tha ai.
77-vjeçari tha se ndjeu nevojën për të “vrarë të gjitha deklaratat që thonë: Në rregull, ne do të shkojmë në një planet të gjallë nëse një ditë jeta nuk është e mundur në tokë”.
“Kjo është komplet çmenduri”- shtoi ai.