Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschard ka reaguar pas gjestit të bërë dje ndaj protestuesve të Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ambasadori Borchardt.