Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar pas mesazhit të kolegut të saj, Korab Lita, i cili njoftonte se ishte zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, detyrë që më parë e mbante Hajdari.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari hedh poshtë pretendimet e deputetit Lita, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e grupit të PD.
“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkruan Hajdari.