Kryeministri Edi Rama nga studio e “Real Story”, ka komentuar deklarata e ish-deputeti së PS, Arta Dade, e cila kërkonte largimin e tij nga drejtimi i vendit dhe partisë.
Rama u shpreh se këto gjëra nuk e shqetësojnë dhe nuk kishte bërë asnjë koment për të bërë.
“Nuk kam asnjë koment për të bërë (e puth me dorë nga studio) e përshëndes se kam shumë kohë pa e parë. I them që qenka në formë shumë të mirë si gjithmonë”, Rama për deklaratat e Arta Dades.
Dade në një intervistë televizive pak ditë më parë u shpreh kundër qëndrimit të Ramës si Kryeministër, dhe kërkoi reforminin e Partisë Socialiste.