Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të ketë një vëmendje më të lartë këtë vit në kontrollet e biznesve që operojën në fushën e tregtimit të lojërave për fëmijët. ISHMT thekson, se do të kontrollohen të gjithë tregtarët që produktet e ofruara në treg të garantojnë kriteret e mëposhtme:
Të mbajë Markimin CE të konformitetit. Markimi CE duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e shtruara në Nenin 9 të ligjit nr. 10489, datë 15.12.2011;
Të shoqërohet nga Deklarata e Konformitetit (EC Declaration of Conformity). Deklarata e Konformitetit duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e bëra në Nenin 8, Ligji nr. 10489, datë 15.12.2011;
Të shoqërohet nga Dokumentacioni teknik. Dokumentacioni teknik duhet të mundësojë vlerësimin e konformitetit të produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të dhe duhet të përfshijë një analizë dhe vlerësim të përshtatshëm të risqeve;
Të shoqërohet nga Paralajmërimet. Udhëzimet në (gjuhën shqipe) për përdorimin, si: mosha, kufizimet, etj., dhe për mirëmbajtjen;
Mban një numër tipi, grupi apo serie, ose elemente të tjera, që lejojnë identifikimin e tij; si dhe mban emrin prodhuesit, emrin tregtar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku mund të kontaktohet.
Në kuadrin e Projektit EuropeAid/137616 /IH/SER/AL “Technical Assistance to carry out effective market surveillance in line with acquis”, ISHMT thekson se edhe inspektorët u janë nënshtruar trajnimeve në këtë fushë, që të jenë më të përgatitur për të mbikëqyrur sigurinë e lodrave duke përdorur pajisje/instrumenta kontrolluese.
“Operatorët ekonomik që tregtojnë artikuj të klasifikuar si ‘lodër’ në kuptim të Rregullit teknik (Prodhues/ Përfaqësues i Autorizuar, Importues, Shpërndarës), do tu nënshtrohen kontrollove gjatë këtij viti, të vazhdueshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lodra të pasigurta dhe që nuk përputhen me kërkesat ligjore që parashikohen në legjislacionin aktual.”- thekson ISHMT.