Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekut Astrit Bimbashi, që punon në Maternitetin “Koco Gliozheni” në Tiranë.
Bimbashi shprehet se janë shqetësuese grumbullimet e njerëzve në spitale, duke thënë se të gjithë që shkojnë në institucione shëndetësore duhet të mbajnë distancë sociale, për të shpëtuar veten dhe të tjerët.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
“Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, grumbullime jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit! Dua t’ju them qytetarëve që kështu rrezikojnë në radhë të parë prindërit, fëmijët dhe veten e tyre” – Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Astrit Bimbashit nga Materniteti ‘Koço Gliozheni’.
↔️Respektoni distancën 1.5 metër
?Vendosni maskë në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruani dot distancën fizike
?Mbani higjienën personale dhe kolektive
#RuaniShëndetin
Bashkë kundër ?COVID-19?