Pas akuzave të Partisë Demokratike, ku pretendohet se në Aeroportin e Kukësit ende nuk kanë nisur punimet, ka reaguar ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Në një status në rrjetet sociale Balluku shprehet se punimet do të zgjasin 12 muaj, ndërkohë që aeroporti do të jetë gati për operim për 2 vite.
Statusi i Belinda Ballukut:
Baltë mbi çdo punë të mirë, çdo projekt që gjeneron punësim e mirëqënie për çdo shqiptar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot.