Albin Kurti vetëizolohet, pati kontakt me nje person të prekur me COVID-19

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Vetëizolohet në banesën e tij kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e bën të ditur vetë Kurti, përmes një mesazhi në “Facebook”, ku thekson se ka pasur kontakte me një zyrtar të infektuar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Kryeministri Kurti ka bërë testin e koronavirusit dhe pritet që të dalin rezultatet.

Mesazhi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Share: