Ja shkrimtarët që rrëmbejnë NOBEL-in në Letërsi për vitin 2018 dhe 2019

Aktualitet Kulturë

Autorja polake Olga Tokarczuk fiton çmimin NOBEL në letërsi për 2018. Fituesi i 2019 është autori austriak Peter Handke. Këto janë çmimet e dhëna sot në mesditë nga komisioni i Nobelit në Stokholm.

 

 

 

 

Arti karakteristik i Peter Handke, që rrëmbeu çmimin Nobel në literaturë për 2019 është vëmendja e jashtëzakonshme ndaj peizazheve dhe pranisë material të botës, që ka bërë kinemanë dhe pikturën dy nga burimet e tij më të mëdha të frymëzimit.

Pas 50 vitesh, pas prodhimit të një numri të madh punësh, Peter Handke e vendos veten tek një nga shkrimtarët më influentë në Evropë pas luftës së Dytë Botërore. Ai debutoi me novelën “die Hornissen” që është botuar në vitin 1966.

Peter Handke lindi në vitin 1942 në një fshat të quajtur Griffen, vendosur në rajonin Karnten në Austri. Ishte gjithashtu edhe vendlindja e nënës së tij Maria, që i përket minoritetit slloven.

Ndërkohë që fituesja e Nobelit për vitin 2018 Ilga Tokarczuk ka lindur në 1962 në Sulechoë në Poloni, dhe sot jeton në Wroclaw. Ajo ka debutuar për herë të parë në zhanrin e letërsisë në vitin 1993 me “Podroz ludzi Ksiegi” (udhetimi i njerëzve të librit). Kthesa e vertetë e saj si autore erdhi me novelën e tretë të 1996 që është shembull ekselent i literaturës polake.

71904865_1265381680316350_5330856508068462592_n.jpg

Share: