Konferencë me batuta/Rama-Vuçiç: Jemi në rrugë të mbarë, për të tejkaluar ndasitë

Aktualitet Kryesore Politikë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një konferencë për shtyp pas një takimi trepalësh, në të cilin gazetarëve ata iu drejtuan duke folur në gjuhët e tyre amtare.

Presidenti Vuçiç foli së pari, i ndjekur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton Kurir.

“Kur Rama filloi të flasë në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël sepse, siç u shpjegoi Vuçiç gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”.

“Ende na duhet anglishtja në mes,” komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij ne shqip, shkruan Kurir.

Share: