“Asnjë hap pas!”- Basha mesazh të prerë një ditë para protestës

Aktualitet Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së opozitës nesër në orën 20:00.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Basha iu kërkon qytetarëve të bashkohen si njerëz të lirë me dinjitet kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.

“Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

 

Bashaa
Share: