Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Dy personat sherr në banesën e gruas, polici i burgjeve e vrau me armën e shërbimit

Sociale

Policia jep informacionin e pare zyrtar per ngjarjen e rëndë qe ka ndodhur gjate nates në Kavajë. Një person ka mbetur i vrare dhe nje tjeter eshte plagosur me arme.

policia-tirane_1_3_14_03

Ngjarja ka ndodhur gjate nates ne lagjen numer 2 te qytetit, ne banesen e nje gruaje.

Sipas policie “shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve”.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe ka qelluar me arme, mbi B.T duke e plagosur.

“Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”- njofton policia.

 

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Share: