“Mos u shqetëso për dështimet. Shqetësohu për mundësitë që humbet, kur nuk e provon”

Kryesore Shkencë & jetë Sociale

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie nga njerëz të suksesshëm, të cilat padyshim do t’ju motivojnë edhe juve në rrugën drejt suksesit tuaj…

“Nëse bën diçka që e ke bërë gjithmonë, do të marrësh diçka që e ke marrë gjithmonë”. – Tony Robbins

“Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kritikat: mos bëj asgjë, mos thuaj gjë dhe ji asgjë”. – Aristoteli

“I jam falenderues gjithë atyre që më kanë thënë “Jo”. Falë tyre jam duke ia dalë mbanë vetë”. – Albert Einstein

“Të thuash se është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, është e pamundur. Vetëm nëse jeton me aq kujdes, saqë mund të mos jetosh fare. Në çdo rast, del i dështuar”. – J. K. Rowling

“Mos u merakos për dështimet. Shqetësohu për mundësitë që humbet, kur nuk e provon”. – Jack Canfield

“Mendo gjëra të mëdha. Mos i dëgjo njerëzit që të thonë se nuk mund të bëhen. Jeta është shumë e shkurtër për të menduar gjëra të vogla”. – Tim Ferriss

“Bëj çdo ditë diçka që të frikëson”. – Eleanor Roosevelt

“Në mënyrë që të korrësh sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika jote për dështim”. – Bill Cosby

“Koha jote është e limituar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

“Kur ndërmerr rreziqe, ti mëson se do të ketë kohëra kur do të korrësh sukses, dhe kohëra kur do të dështosh dhe të dyja janë të rëndësishme”. – Ellen DeGeneres

“Ti nuk mund të kesh çdo gjë që dëshiron, por mund të kesh gjithë gjërat që kanë rëndësi për ty”. – Marissa Mayer

“Çdokush është një gjeni, por nëse e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë, ai do të jetojë gjithë jetën duke menduar se është budalla”. – Albert Einstein / bota.al

Share: