Populli i qytetërimit Nazca u bë i famshëm për shkak të vizatimeve të mëdha të bëra në sipërfaqen e shkretëtirës Nazca në Peru. Kishte teori të origjinës aliene të këtyre vizatimeve, deri kur shkencëtarët përcaktuan se popujt e Nazca-s i përdornin këto gjeoglife për të komunikuar me perënditë duke lëvizur përgjatë atyre vijave.
Zhdukja e qytetërimit të tyre ka qenë jo më pak misterioze deri kohët e fundit. Studiuesit e Universitetit të Cambridge-it vërtetuan se ata u vunë përfund nga një thatësirë e shkaktuar nga shpyllëzimi. /Bota.al