Dhëmbë të bardhë si perla vetëm për tre minuta me këtë metodë

Shkencë & jetë

Të gjithë kanë dëshirë t’i kenë dhëmbët e bardhë.

Dhëmbët e bardhë janë ëndërr për shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse shumica shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme për zbardhimin e tyre.

Por, përveç trajtimeve konvencionale, ka disa trajtime natyrale të cilat janë mjaft të dobishme dhe që nuk kushtojnë.

Një nga këto trajtime është zbardhimi i dhëmbëve me sodë buke dhe lëng limoni.

Kombinimi i këtyre përbërësve është shumë i dobishëm.

 

Kështu mund ta përgatisni dhe ta përdorni kombinimin e këtyre përbërësve të mahnitshëm.

Përbërësit për pastën natyrale:

– Disa lugë çaji sodë buke

– Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë

– Një furçë për dhëmbë

 

 

Udhëzimet:

Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë.

Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir letre.

Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në furçën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë.

Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.

Share: