Mposhteni gripin dhe ftohjen me këto kura popullore!

Shkencë & jetë

Ftohja dhe gripi nuk kanë një kurë të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja. Pjesa më e madhe e këtyre kurave kanë një histori të gjatë aplikimi. Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhuni një sy këtyre kurave popullore:

Image

– Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje.

Image

– Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

Image

 

– Pikatore për hundë ose sprej: pikatoret apo sprejet e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se sprejet e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si te foshnjat ashtu dhe te fëmijët e rritur. Sprejet me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

Image

– Supë me lëng pule: më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës, transmeton “Zëri.info”.

Image

– Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit.

– Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.

Share: