Berisha i shkon në zyrë Bashës, zëdhënësja e tij takon Jozefina Topallin

Kryesore Politikë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi dje kreun e PD-së, Lulzim Basha, për faktin se PD nuk ka më asnjë pushtet pas bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ajo kërkoi ringritjen e kësaj force politike nga e para.

Një ditë pas kësaj, Topalli është takuar me zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Ka qenë kjo e fundit, e cila publikoi një foto në Instastory me topallin.

Rastësi apo jo, nuk dihet përse kjo foto është publikuar një ditë pas akuzave të Topallit ndaj Bashës, ndërkohë që vetë Berisha i ka shkuar në zyrë këtij të fundit.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditën në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha i cili ka zgjatur rreth 30 minuta.

Takimi i Berishës me Bashën vjen vetëm një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në të cilat mori pjesë vetëm Partia Socialiste.

Share: