Gjermania ka ndezur një zemërim në Kinë, pasi një gazetë e madhe në vend ka shkruar se shteti kinez i detyrohet shtetit gjerman një faturë prej 130 miliard dollarë, që Pekini i detyrohet Berlinit, pas efekteve negative ekonomike të koronavirusi mbi ekonominë e shtetit gjerman.
Edhe Gjermania ka ngritur akuza ndaj Kinës, pasi më herëtg këtë gjë e kanë bërë Amerika, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ndërsa, burimi pse ka shpërthyer pandemia ende është një mister, raporton Express.com.uk.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Kina mund të përballet me pasoja, në rast se ishte me vetëdije përgejgjëse për pandeminë e Covid-19. Trump tha se nëse ishte thjesht një gabim, atëherë është thjesht i tillë. Ai ka shtuar se nëse është gabim me vetëdije, atëherë Kina duhet të vuajë pasojat.
Mbretëria e Bashkuar tha se do të bashkohet me Amerikën në hetim, pasi ka dyshime se virusi mund të jetë prodhuar në laborator e jo të jetë shkaktuar në një treg kafshësh, ashtu sic edhe u tha në fillime. Ndërsa, këtij zemërimi i është bashkuar edhe tabloidi gjerman Bild, me një artikull bombastik, se Kina I detyrohet Gjermanisë një faturë marramendëse prej 130 miliardë dollarë, për pasojat në ekonominë vendore të Covid-19.
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura nga turizmt, 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane “Lufthansa” dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Bild llogariti se kjo arrin në 1,784 € për person nëse PBB-ja e Gjermanisë bie me 4.2 përqind. Titulli i shkrimit ishte “Kjo është ajo që Kina n aka borxh”. Ndërsa, Pekini u përgjigj, duke thënë se shkrimi “nxit ksenofobinë e nacionalizmin”./BW