Petrit Vasili i përgjigjet Kryeministrit me vargjet e B. Brehtit: Shkollëpaku shtrembëroi edhe Tolstoin

Aktualitet Kryesore Politikë

Për ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kreu i qeverisë e shtrembëroi thënien e shkrimtarit, ndërsa sjell disa vargje të Bertold Breht për “analfabetin politik”.

Reagimi i plotë i Vasilit:

“Edi Rama si shkollëpak, por tani edhe si analfabet intelektual dhe politik e shtrembëroi edhe Tolstoin.

Po se çfarë përfaqëson ky lloj analfabeti si puna e këtij Edi Ramës me mirë nga të gjithë e përcakton i madhi Bertold Breht me vargjet e tij dhe ja se si:

“Analfabeti politik”!

“Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar!”

Rama citonte thënien e Tolstoit mbi durimin, duke shkruar: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”.

11

Në anglisht, thënia është pak ndryshe, ku fjala “nuk” mungon, pra shprehja nis: “Durimi është pritje…”

tols

Share: