Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë, arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit: Propolis që nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyllë zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën. Për mijëra vjet me radhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar. Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm. Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi. Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë. Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës. Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme. Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar, duke e furnizuar atë me flavonoidë. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri. Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.