Shpresë nga Italia , bie numri i viktimave

Kryesore Rajon/Botë Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 431 viktima në Itali, duke e çuar numrin total në 19899. Ditën e djeshme, u raportua për 619 një shifër kjo më e lartë krahasuar me sot.

Teksa numri i viktimave ka pësuar rënie, të dhënat e Mbrojtjes Civile për një rritje të numrit të të infektuarve, ku sot janë regjistruar 1984 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa dje ishin 1996.

Po ashtu, 3,343 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 38 më pak se dje, ndërsa 27847 njerëz janë shtruar në spital me simptoma, 297 më pak se dje.

Lajmi i mirë është se 34.211 persona janë shëruar, ku 1677 lanë spitalin brenda 24 orësh, ndërsa dje u regjistruan 2079 njerëz të shëruar./bota.al/

Share: