Dita e sotme parashikohet mot me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të pasuara me rrebeshe.
Në pjesën e dytë të ditës në zonën Perëndimore priten stuhi shiu.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5–2.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë:
Zonat malore 10/18°C
Zonat e ulëta 12/23°C
Zonat bregdetare 12/23°C