Rama risulmon rektorin e UT-së: Universiteti s’është për tendera!

Aktualitet Sociale

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, ndërsa e fajësoi atë si përgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”.

Ai tha se universiteti nuk mund të përdoret për të krijuar tendera, por për t’iu shërbyer nevojave imediate, që kanë të gjithë studentët në universitetin e Tiranës. Shefi i qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

“Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot  se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem.

Kur thoja se unë do të mbetem protestuesi i fundit, ju atëherë qeshnit dhe më thoshit: Shko njëherë plotëso 8 pikat. Vlerësim  i titujve akademikë e bën universiteti. Asnjë hap, zero, pse? Sepse ajo do të hapë një proces njësoj si ai i gjykatësve dhje prokurorëve dhe ka shumë nga ata që janë profesor që iu shfaqen si pedagogë, por në fakt janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj baze. Unë bën doktorët e shkencave sikur të jenë shalqinj. Do durojmë e do durojmë, por edhe ne do të plasim në fund”- tha Rama sot në një bashkëbisedim me studentët, të cilëve iu është krijuar tani mundësia për të ushtruar praktikë rreth profesionit të tyre.

Share: